Categories: LajmePolitika

Gashi: Bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës

Kuvendi, në bashkëpunim me UNHCR-në, e shënoi Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 Qershorin, me ngjarje adekuate të hapur nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit.

Gashi, thuhet në njoftim, theksoi se këtë vit shënohen 30 vjet nga ratifikimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Statusin e Refugjatëve, por edhe tri dekada nga themelimi i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Refugjatëve në vendin tonë.

“Në atë drejtim, Gashi theksoi se Dhoma Ligjvënëse do të jetë gjithmonë e hapur dhe do të ketë qasje pozitive ndaj të gjitha iniciativave që nënkuptojnë avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe mundësive zhvillimore të të gjithë atyre që për arsye të caktuara, u gjendën në një situatë kaq të palakmueshme, të ishin njerëz pa shtëpi, pa vatër, larg atdheut të tyre.

Sipas Gashit, bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës, nga mizoria e konflikteve, e intolerancës ndëretnike, fetare apo çfarëdo forme tjetër që të humbin dinjitetin e tyre, t’i humbasin të drejtat themelore të njeriut, si arsimi, mbrojtja shëndetësore, sigurimi social…”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, shtojnë nga atje, theksoi se në periudhën e kaluar, falë bashkëpunimit intensiv të Kuvendit me UNHCR-në, përmes ndryshimeve në Ligjin për evidencën e amzës dhe Ligjin për të huajt dhe zbatimin praktik të tyre, situata me personat pa shtetësi u zgjidh, duke tejkaluar kështu problemin për mbi 700 qytetarë./Telegrafi/

Admin01

Recent Posts

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

12 minutes ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

20 minutes ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

25 minutes ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

31 minutes ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

3 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

3 hours ago