Garip Kaba: Struga, surprizë e këndshme – do t’ia japë goditjen përfundimtare pushtetit!

Më 8 maj votuesit shqiptarë me mbështetjen e fuqishme për opozitën shqiptare të kurorëzuar në koalicionin VLEN, do ta dërgojnë përfundimisht BDI-në e Ahmetit në opozitë. Ky është konstatimi i Garip Kabës, themeluesi të ASH-së dhe një nga shtyllat e kësaj partie nën drejtimin e Arben Taravarit.

Kaba shtoi se rezultati zgjedhor në Strugë do të jetë befasi për pushtetin sepse pikërisht në Strugë do ta pësojnë, sipas tij, goditjen nga votuesit opozitarë.

“Dua t’ju them se do t’i zhgënjej të gjithë ata që mendojnë se do ta kenë të lehtë për Strugën dhe jo vetëm. Për Strugën dhe gjithë zonën numër 5, do të kenë një surprizë të këndshme që do të kurorëzohet me një fitore bindëse për opozitën shqiptare. Këtë surprizë mesiguri se qytetarët do të mund ta vërejnë më konkretisht në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Garip Kaba në një intervistë për Alsat.

Themeluesit e ASH-së në Strugë, siç thotë Garip Kaba, nuk janë me Ziadin Selën, por në Aleancën e vërtetë dhe me Arben Taravarin.

Admin01

Recent Posts

“Bota serbe” nuk është thjesht simbolikë, rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut

Se shqetësimi i shprehur në Raportin e Parlamentit Europian lidhur me Maqedoninë e Veriut, respektivisht…

15 minutes ago

IRI – Amerikan: 30% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e llogaritin shtet mik Serbinë ndërsa 41% e serbëve Rusinë

Instituti Republikan IRI, ka publikuar një anketë të realizuar në disa vende të ballkanit perendimor…

25 minutes ago

Taravari: Epërsia e AKI ndaj VLEN do të jetë mbi dy me një

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

9 hours ago

Arben Taravari: Të gjithë ecim të bindur drejt Fitores së Tetorit!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një postim në rrjetin social facebook, ka…

9 hours ago

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

9 hours ago

Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetari i katërt i partisë, Flakron Bexheti.…

9 hours ago