Një ndër themeluesit e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i parë i degës së ASH-së në Tetovë, Gadaf Uzairi sot nga selia e partisë u shpreh se kjo seli është e hapur për të gjithë ata që kanë luftuar të keqn dhe padrejtësitë ndaj këtij populli.
“Selia e Aleancës për Shqiptarët është mbi të gjitha shtëpia e popullit. E hapur për të gjithë themeluesit, anëtarët, njerëzit e vullnetit të mirë, shtëpi e të gjithë atyre që vite me radhë kanë luftuar të keqen dhe padrejtësitë ndaj këtij populli”, shprehet Uzairi.+
Sipas tij, kjo parti është është e njerëzve të lirë, e interesit kombëtar të shqiptarëve dhe se nuk ka mbaruar ende misionin e saj.
“ASH nuk e ka mbaruar ende misionin e saj, prandaj duhet të jemi bashkë, të thiremi në unitet, qetësi … derisa ASH është partia e së ardhmes së shqiptarëve, partia që mbron interesat tona kolektive, partia e ekonomisë së lirë, partia e mirëqenies, partia e partneritetit të ngushtë dhe të përjetshëm me SHBA dhe BE”, shkruan Uzairi.