Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, duke i drejtuar disa pyetje publike deputetes Mimoza Musa. Reagimi i tij vjen pas vendimit të Musës për të ngel në qeveri dhe mbështetur krahun e Arben Fetait si pjesë e koalicionit VLEN pas ndarjes së brendshme në ASH.
Uzairi i kujton deputetes Musa qëndrimet e saj të mëhershme kritike ndaj qeverisë aktuale dhe ngre pikëpyetje nëse ato qëndrime kanë ndryshuar me kalimin e kohës.
Postimi i plotë i Uzairit:
“Mimoza Musa, na thuaj publikisht:
A ka ndryshuar qëndrimi yt ndaj kësaj qeverie që ti vetë e quaje anti shqiptare, apo thjesht ke ndryshuar dresin?
Në mbledhjet e Kryesisë së Aleancës nuk leje që të mbaronte diskutimi pa thënë: “Duhet të largohemi nga kjo qeveri, nuk na përfaqëson, po na turpëron!”
Po tani, çfarë ndodhi?
A është e pranueshme për ty kjo qeveri edhe pasi Bashkimi Evropian e demaskoi si të korruptuar dhe pa reformë?
Mos i lodh më njerëzit me moral të rremë!
Të gjithë po e shohin: kur s’të jepet ajo që kërkon, bëhesh parimore, kur të japin ndonjë kockë bëhesh e heshtur!”, ka përfunduar Uzairi, shkruan Uzairi.