FSHF me kërkesë zyrtare, do tifozë përball Anglisë

e postuar më at 10/03/2021
55 0

Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar zyrtarisht nga shteti shqiptar që të mundësojë hapjen e stadiumit “Air Albania” pjesërisht për zhvillimin e ndeshjes së Kombëtares ndaj Anglisë me praninë e tifozëve.

Në një shkresë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit të Ekspertëve që harton masat anti-COVID , FSHF i ka bërë kërkesë zyrtare organeve përkatëse shtetërore që të shqyrtojnë dhe miratojnë kërkesën për të pasur 6.500 persona në shkallët e stadiumit “Air Albania” për duelin e 28 marsit, sa 30% e kapacitetit të këtij stadiumi.

Edhe pse në kontinent pjesa më e madhë e ndeshjeve të përfaqësueseve do të luhen pa praninë e spektatorëve, në institucionin e futbollit janë të bindur se do të mund të bindin Ministrinë që të hapë dritën e gjelbër dhe prej ditësh ka nisur puna për hartimin e një plani të mirëfilltë për të mundësuar zhvillimin e sfidës me spektatorë të cilët do të jenë të shpërndarë në shkallaret e impiantit në një ndeshje që sigurisht do të merrte një pamje tjetër me praninë e tifozëve në shkallare. FSHF njëkohësisht kërkon të përfitojë disi financiarisht nga kjo ndeshje, duke pasur parasysh kërkesën e lartë për këtë duel dhe çmimet e kripura që do t’u vendosë biletave për këtë ndeshje.

nga kategoria