Frika nga vaksina, qytetarët pre e dezinformatave

e postuar më at 09/04/2021
118 0

Informacionet për efektet anësore që po shfaqen pas vaksinimit antikovid, që në raste të caktuara rezulton me trombozë gjaku, kanë ngjallur te njerëzit një skeptiziëm dhe frikë nga marrja e vaksinës, në veçanti të asaj të Astra Zeneka, ndaj të cilës nuk janë imunë as qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Me shumë gjasë, të ndikuar nga këto lajme, ditë më parë 20 mësues nuk u shfaqën në terminin e caktuar për vaksinim, dhe vetëm një ditë më vonë, autoritetet e vendit sollën një vendim që vaksina të mos u jepet personave më të ri se 60 vjeç.

Ai shton më tej se janë në pritje të protokoleve të reja përmes të cilave do të vendoset nëse Astra Zeneka të perdoret vetem për personat mbi moshen 65 vjeçare,kurse për moshat e reja të përdoren të gjitha vaksinat tjera .

Ndërkohë, çështja e vaksinimit me Astra Zeneka ka ngritur alarmin edhe në Bashkimin Evropian (BE), për çka ministrat e Shëndetësisë së vendeve anëtare mbajtën një takim të jashtëzakkonshëm virtual.

Kryesuesja, Portugalia, në letrën e saj thotë se “presin që të dhënat e EMA-s të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në planet kombëtare të vaksinimit, por edhe në besimin e qytetarëve tanë për vaksinat Kovid-19, në të cilën kërkohet një harmonizimim urgjent për të ndalur përhapjen e dezinformatave.

Sipas një ankete të realizuar së fundmi në vend, shumica e qytetarëve, gjithsej 39 për qind e preferojnë vaksinën Fajzer, ndërsa e dyta është vaksina Sputnik V me 21 për qind. Vaksinat Sinofarm preferohen pak, e cila preferohet nga 6 për qind e qytetarëve, më pas është Moderna, e cila preferohet nga 5 për qind e qytetarëve, ndërsa vaksina më pak e preferuar është Astra Zeneka, të cilën e preferojnë vetëm 3 për qind e qytetarëve. Njëzet e shtatë për qind e qytetarëve nuk e dinë ose nuk kanë asnjë përgjigje se cilën vaksinë e preferojnë.

Përfundimisht me sot, rreth 15.500 qytetarë të moshuar në vend janë vaksinuar me “AstraZeneka” dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë reagim negativ nga vaksinimi, përveç rastit të raportuar të një vajze 28-vjeçare pas vaksinimit me këtë vaksinë në Serbi.

nga kategoria