Koalicioni VLEN po përpiqet të fshehë përçarjen e thellë të brendshme përmes publikimit të fotografive “bashkëpunimi” që nuk reflektojnë realitetin. Megjithëse në publik shfaqen të buzëqeshur e të bashkuar, e vërteta është krejt tjetër: brenda VLEN mbretëron një përplasje serioze për pushtet dhe ndikim.
Burime të besueshme tregojnë se personat që po shfaqen në fotografitë e shpërndara në rrjete sociale nuk kanë mandat vendimmarrës dhe nuk luajnë rol real në drejtimin e koalicionit. Vendimet strategjike merren vetëm nga Izet Mexhiti, ndërsa të tjerët janë aty për fasadë.
Alternativa ka vendosur një vijë të kuqe të qartë: ose merr Sarajin, ose Çairin – ose del nga VLEN. Ky ultimatum e bën të qartë se durimit i ka ardhur fundi dhe nuk ka më vend për manovra politike e as për “unitet fotografik”.
Nëse ky kusht nuk merret parasysh, do të jetë një dorëzim total i Izet Mexhitit, që tashmë shihet si figura dominante brenda koalicionit.
VLEN po përballet me krizën më të rëndë që nga formimi, dhe asnjë foto nuk mund ta fshehë realitetin që qytetarët tashmë e kuptojnë qartë: përçarja është më e thellë se kurrë.