Categories: LajmePolitika

Forumi Rinor i AKI-it hapi shtabin zgjedhor në Gostivar: Rinia në qendër të fitores

Me pjesëmarrjen e qindra të rinjve dhe aktivistëve, Forumi Rinor i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në Gostivar për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ngjarja u zhvillua nën moton domethënëse “Bashkë për Rininë, Gostivarin, Valbonin dhe Valdetin”, duke vendosur rininë në qendër të këtij procesi zgjedhor.

Në fjalën e tij, kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe njëherësh kandidati i koalicionit AKI për një mandat të ri, Valbon Limani, theksoi se këto zgjedhje nuk janë vetëm për një mandat lokal, por për të ardhmen e shqiptarëve dhe për një mesazh të qartë të qëndrueshmërisë kombëtare. Ai nënvizoi rolin e rinisë, duke theksuar se gjysma e listës së këshilltarëve përbëhet nga të rinj që do të jenë zëri i qytetarëve në Këshillin Komunal.

Ndërkaq, bartësi i listës për Këshillin Komunal, Valdet Xhaferi, i cilësoi këto zgjedhje si një moment historik për shqiptarët, duke theksuar se rinia është tashmja dhe jo vetëm e ardhmja. Ai premtoi ide inovative dhe një përfaqësim më të afërt me qytetarët.

Ngjarja u fuqizua edhe më shumë nga pjesëmarrja e liderit të Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, i cili u shpreh i bindur se Gostivari do të fitohet që në raundin e parë, duke vlerësuar figurat e reja që do ta udhëheqin qytetin. Po ashtu, deputeti i AKI-së, Talat Xhaferi, e lidhi këtë proces me zhvillimet në nivel qendror, duke e cilësuar fitoren lokale si një paralajmërim për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Me këtë mobilizim, Forumi Rinor i AKI-së konfirmoi rolin e vet si një shtyllë kyçe e angazhimit qytetar dhe politik, duke dëshmuar se rinia e Gostivarit është gati të marrë përgjegjësinë për ndryshimin dhe zhvillimin demokratik të komunës.

Admin01

Recent Posts

Nazim Taipi merr bekimin e Dobroshtit për fitoren e madhe të 19 Tetorit

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri…

3 hours ago

Mbi 1000 gra të AKI-së në Gostivarit vendosin ritmin e fushatës – Valboni dhe Valdeti me mbështetje të hekurt

Rreth 1000 gra nga Gostivari iu bashkuan sonte Besëlidhjes së koalicionit shqiptar Aleanca Kombëtare për…

3 hours ago

Isen Shabani nga Gradeci: Bashkë do të sjellim rezultate konkrete

Sonte u zhvillua hapja e shtabit të kandidatit për kryetar komune të Vrapçishtit, Isen Shabani…

4 hours ago

Ahmeti nga Tetova: Shqiptarët janë të gatshëm të mbrojnë dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen evropiane

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se koalicioni AKI sonte në Tetovë ka hapur…

4 hours ago

Bajram Rexhepi: Tetova nuk shitet e as blihet, më 19 tetor kthejmë dinjitetin e qytetit

Kandidati i Aleancës për Komb dhe Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka…

4 hours ago

Faton Ahmeti: Tetova flet me zë të lartë, ndryshimi është i pandalshëm!

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së dhe njëherit shef i shtabit në Tetovë, Faton Ahmeti, pas…

4 hours ago