Ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga, të cilin të gjithë e njohin si “i preferuari” i shoferit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti flet për drejtësi, ndërkohë që ishte vetë ai që përgatiti ndryshimet në Kodin Penal gjatë kohës sa ishte ministër me çka shpëtuan nga burgu dhjetëra ish zyrtarë dhe zyrtarë, ndër ata edhe Gruevski e Mijallkov.
“Flet për drejtësi e moral, personi që me ndryshimet në Kodin Penal e shpëtoi nga burgu Nikolla Gruevskin e Sasho Mijallkovin me shokë. Personi që i bëri favor edhe Ramiz Merkos që akuzohet edhe Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion të lartë, duke ia vjetëruar disa lëndë”.
Lloga harron se është idyshuar edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare derisa ishte ministër.
“Flet për moral personi i dyshuar për shitje të licensave për noterë e përmbarues me vlera marramendëse”.