Smart News

Flaka thumbon: Fetai shpik formulën e re të fitores – 1.500 vota të Peçevës vlejnë më shumë se 208.000 të Shkupit

Sipas teorisë së re politike të zv/kryeministrit Arben Fetai, zgjedhjet nuk fitohen më me vota, por me… kryetarë komunash. Jo domosdoshmërisht ata që përfaqësojnë shumicën e shqiptarëve, por ata që janë më afër gjeografikisht, emocionalisht, dhe shpesh partiakisht me VMRO-DPMNE-në.

Në këtë logjikë të re demokratike:

Shkupi, me 506.926 banorë dhe 208.421 votues, nuk ka më peshë vendimtare.
Peçeva, me 3.237 banorë dhe 1.500 votues, është “çelësi i fitores” — sepse aty zgjedhjet nuk maten me numra, por me… retorikë.
Për Fetain, legjitimiteti nuk vjen nga shumica, por nga matematika e rrotulluar politikisht.

Po e ke “vulën” e VMRO-së, je “kryetar shqiptar legjitim” – edhe nëse 99% e shqiptarëve s’të kanë votuar.

Kjo është demokracia 2.0 – ose siç mund ta quajmë lirshëm:

“Legjitimiteti me vulën e VMRO-së”.

Statistikat janë zbukurime. Vullneti i qytetarëve – luks.

Rëndësi ka sa komuna ke kapur, jo sa njerëz të besojnë.

Ironia?

Në këtë model të ri, një kryetar komune në fshat që voton 1.200 veta, vlen më shumë se mandati i këshillit komunal në Tetovë apo Shkup, që përfaqëson dhjetëra mijëra votues shqiptarë.

Epo, mirësevini në epokën e arsyes politike të përmbysur.

Fituat komuna? Keni pushtetin.

Populli?

Eeeeh… le të votojë për zbukurim statistikash.

Në fund të ditës, për VLEN-in dhe Fetain, elektorati shqiptar është publik, jo vendimmarrës.

Vendimet merren gjetkë.

Diku midis bardh e zi… dhe VMRO-së.

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media

Exit mobile version