Categories: LajmePolitika

Flaka analizon: Bixhozi nuk po mbyllet, ai po legalizohet në një formë më moderne!

Në Maqedoninë e Veriut po përunohet një draft-ligj i ri për rregullimin e lojërave të fatit online. Në pamje të parë, propozimi duket si një përpjekje për të vendosur rregull, për të mbrojtur konsumatorin dhe për të ndalur abuzimet në një sektor që për vite me radhë ka qenë i mbushur me hije – nga mospërputhjet ligjore te ndikimi i fuqishëm politik, shkruan Flaka. Por në thelb, ky draft-ligj ngre më shumë pikëpyetje sesa jep garanci: A po tenton shteti ta mbyllë bixhozin, apo në fakt po e forcon dhe sofistikon atë?

Në bazë të dispozitave të paraqitura, drafti parashikon masa teknike si verifikimi i identitetit të përdoruesve, mbrojtja e të miturve, ndalimi i reklamave agresive dhe mbikëqyrja fiskale e platformave. Por paralelisht me këto masa, ligji hap dyert për funksionimin e plotë të bixhozit online – në mënyrë të rregulluar, të licencuar dhe të aksesueshme nga çdo pajisje mobile apo kompjuter në vend.

Kjo është një kthesë vendimtare. Deri më tani, bastoret dhe kazinotë kanë qenë të kufizuara në hapësira fizike, me orare të caktuara, me shënjues të dukshëm dhe me njëfarë mundësie kontrolli vizual dhe publik. Me miratimin e ligjit të ri, loja do të kalojë në internet – në sferën private të individit, larg syrit të publikut dhe autoriteteve, edhe nëse teknologjikisht pretendohet të ketë “monitorim të plotë”.

Një tjetër shqetësim është se drafti fokusohet më shumë në aspektin fiskal sesa në ndikimin social të bixhozit. Qëllimi kryesor duket të jetë “futja në sistem” e një industrie që deri tani ka funksionuar shpesh në margjina, me qëllim që ajo të kontribuojë më shumë në buxhetin e shtetit. Në këtë mënyrë, shteti bëhet përfituese direkte e një aktiviteti që vetë e pranon si problematik për shëndetin publik dhe sigurinë sociale. Ky është një konflikt interesi që nuk mund të anashkalohet.

Shto kësaj edhe përpjekjet e industrisë së bixhozit për të përmirësuar imazhin e vet në publik përmes sponsorizimeve kulturore, si rasti i fundit me Videollotarinë e Kasinos Austria që sponsorizoi koncertin për Johann Strauss para Operës dhe Baletit Kombëtar. Kjo përzierje e artit me industrinë e fatit nuk është rastësi, por pjesë e një strategjie të qëllimshme për të normalizuar dhe “shpirtëruar” një veprimtari që prodhon varësi, borxhe dhe përçarje sociale.

Prandaj, pyetja “A po mbyllet apo po forcohet bixhozi në Maqedoninë e Veriut?” merr një përgjigje të qartë: bixhozi nuk po mbyllet, ai po legalizohet në një formë më moderne, më të aksesueshme dhe më të pranueshme për opinionin publik, përmes një procesi ligjërimi që në vend se ta kufizojë rrezikun, po e institucionalizon atë.

Në një kohë kur shumë vende po përpiqen të reduktojnë praninë e industrisë së bixhozit dhe të minimizojnë pasojat e saj sociale, Maqedonia e Veriut rrezikon të ecë në drejtim të kundërt – duke vendosur një bazë të re dixhitale për një varësi të vjetër.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

8 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

10 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

10 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

12 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

12 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

13 hours ago