Fillon seanca për presidentin/Kusari-Lila: Do jenë 80 ose 81 vota

e postuar më at 16:40
134 0

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se sot ka vetëm lajme pozitive pasi që do përmbyllet procesi i zgjedhje së presidentit, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se dje patën një ndjenjë optimiste dhe pozitive ndërsa sot janë më afër realitetit.

 

Po ashtu, Kusari-Lila u shpreh se do jenë 80 ose 81 vota për presidentin.

“Mendoj që në këto momente nuk jemi në gjuhën e shtantazhit përveç se thirrjes të deputetëve për faktin se ne marrim besimin, japim betimin për të dhënë llogari.

Andaj të portretizohet një deklaratë e imja u pa se ata tre persona nuk votuan edhe pse nuk ishin në sallë duke bërë të pamundur, pak e tepruar. Me lajm të mirë, sot jemi pozitiv, ky proces do të përmbyllet. Do jenë 80 ose 81 vota për president.

Për kërcenime ekziston vetëm një adresë, Policia e Kosovës. Deri sa ajo çka kemi pasur dje ishte një ndjenjë optimiste pozitive, sot jemi më afër realitetit”.

J X

nga kategoria