Categories: LajmeLajme ditore

Fillon rikonstruksioni i rrugëve “Servet Bajrami” dhe “Nikolla Teslla” në Gostivar

 

Në Gostivar kanë nisur punimet për rikonstruksionin e dy rrugëve të rëndësishme pranë shkollës së mesme “Gjimnazi”, konkretisht rrugët “Servet Bajrami” dhe “Nikolla Teslla”. Projektet janë pjesë e pakos së parë të thirrjes qeveritare, me një vlerë totale prej 2.7 milionë euro, ndërsa për këto dy rrugë është ndarë një buxhet prej 30 milionë denarësh.

Punimet në terren u ndoqën nga afër nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, si përfaqësues i ekzekutivit. Kryetari Limani theksoi se këto rrugë kanë qenë në gjendje të rëndë për një kohë të gjatë dhe se rikonstruksioni i tyre do të përmirësojë dukshëm qasjen dhe sigurinë për qytetarët, sidomos për nxënësit e gjimnazit.

“Rruga ‘Servet Bajrami’ dhe ‘Nikolla Teslla’ kanë qenë mjaft të dëmtuara dhe tërësisht të neglizhuara. Me këtë ndërhyrje të plotë do të ndryshojë jo vetëm pamja, por edhe funksionaliteti i kësaj pjese të qytetit. Presim që punimet të përfundojnë në afat sa më të shpejtë,” tha kryetari Limani.

Ai shtoi se edhe projektet tjera të aprovuara nga thirrja e parë qeveritare do të fillojnë të realizohen deri në fund të muajit prill, ndërsa paralajmëroi edhe nisjen e dy projekteve madhore infrastrukturore nga java e ardhshme: rikonstruktimi i bulevardit kryesor të qytetit “Vëllezërit Gjinoski” dhe rrugës “Beliçica”.

“Përveç punimeve që kanë filluar, jemi në përgatitje për të nisur edhe dy projekte të mëdha rrugore që do ta ndryshojnë fytyrën e Gostivarit,” theksoi ai.

Komuna e Gostivarit ka aplikuar edhe me 40 projekte të tjera në kuadër të thirrjes së dytë qeveritare, e cila është e hapur deri në fund të muajit. Rezultatet e kësaj thirrjeje pritet të shpallen në mesin e muajit maj, ndërsa autoritetet lokale janë optimiste se shumica e projekteve të propozuara do të marrin dritë jeshile.

admin

Recent Posts

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

1 hour ago

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

14 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

14 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

18 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

18 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

19 hours ago