Fillon plani operativ i masave aktive për punesim për vitin 2021

e postuar më at 16:45
94 0

Sot drejtori i Agjencionit për punësim, Abdush Demiri së bashku me zëvendëskryeministrin e Çështjeve Ekonomike Fatmir Bytyqi, Ministren e Punës dhe të Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Narine Sahakyan, shënuam fillimin e Planit të ri Operativ të programeve dhe të masave aktive të punësimit dhe të shërbimeve të tregut të punës për vitin 2021.

Ky Plan Operativ është planifikuar të përfshijë 10.279 persona dhe për realizimin e tij janë ndarë 1.5 miliardë denarë.

Gjithashtu Demiri theksoi se Agjencia e Punësimit është plotësisht e përgatitur për realizimin e Planit Operativ të Punësimit për vitin 2021 dhe njoftova se duke filluar nga sot të papunët dhe punëdhënësit do të mund të aplikojnë për programet dhe masat e punësimit për të cilat këtë mëngjes APRMV-ja shpalli konkurset publike, përkatësisht për Programin e vetëpunësimit, Masën e subvencionimit të rrogave, Programin e praktikës, Masën e trajnim në vend të punës për një punëdhënës të njohur dhe Programin e punëve publike

nga kategoria