Fillon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, pritet zgjedhja e Kryesisë

66 0

Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur takimin, në të cilin pritet të zgjedhet kryesia e re e partisë.

Në këtë takim, kryetari i ri i LDK-së Amir Abdixhiku do ta prezantojë platformën e tij.

Në këtë mbledhje do të hartohet edhe platforma, në bazë të së cilës do të punojë kryetari Lumir Abdixhiku.

Ndryshe, Kuvendi i LDK-së të dielën e kaluar, përmes votimit të fshehtë, ka zgjedhur Abdixhikun kryetar të partisë, i cili kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë.

Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës për debaklit të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

 

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria