Fillon bllokimi i ligjeve nga Koalicioni ASH-AAA, sot janë parashtruar mbi 600 amandamente

e postuar më at 18:36
86 0

Fillon bllokimi i ligjeve nga Koalicioni ASH-AA sot janë parashtruar mbi 600 amandamente.

Ashtu siç paralajmëruan se do të bllokojnë çdo ligj që do të vijë në Kuvend nga ana e Qeverisë, ashtu edhe ndodhi.

Sipas shërbimit për informim të Kuvendit, sot Koalicioni ASH-AA ka parashtuar mbi 600 amandamente për dy propozim-ligje.

Portali Infomagazin e ka kontaktuar edhe koordinatorin e grupit parlamentar të Koalicionit ASH-AA, deputetin Skënder Rexhepi, i cili e ka konfirmuar një veprim të këtillë.

Rexhepi tha se në jemi seriozë dhe fjala jonë publike është ligj për ne.

Ai, gjithashtu, tha se shqiptarët duhet të jenë të qetë, sepse përfaqësimi i tyre dinjitoz tanimë është bërë realitet, duke shtuar se Koalicioni Aleanca dhe Alternativa tani më po përgatiten për të bllokuar çdo propozim-ligj që vjen nga Qeveria derisa ky pushtet nuk vetëdijesohet. Në të kundërtën, do të na ket përballë neve si përfaqsues të popullit.

Rexhepi tha se bashkë me deputetët Artina Qazimi dhe Abdulla Saliu janë nënshkrues të të gjitha amandamenteve, që sipas tij janë mbi 600 për dy propozim ligje.

Ndryshe, pas bllokimit të propozim-ligjit për shtetësinë nga ana e LSDM-së dhe VMRO-së, Koalicioni Aleanca dhe Alternativa u zotua se do ta bllokojë çdo propozim-ligj që vjen nga Qeveria.

nga kategoria