Smart News

Filloi me punë 24/7 Qendra Urgjente në Spitalin Klinik në Tetovë

 

Reparti i urgjencës në Spitalin Klinik të Tetovës ka marrë një pamje krejtësisht të re si rezultat i rinovime që janë kryer së fundmi nga ana e drejtorit Pëllumb Vela.
Nga sot personeli mjekësor ofron shërbime 24/7 në kushte më të mira ndërsa pacientët trajtohen në kushte komode, shkruan SmartNews.mk.

Ndryshe, shërbimi i urgjencës në objektin e Spitalit të Tetovës javë më parë u lëshua në përdorim dhe u promovua nga autoritetet e shëndetësisë, hapja e kësaj qendre urgjente sipas tyre nënkupton ngritjen e kujdesit shëndetësor në këtë institucion./SmartNews.mk/

Exit mobile version