Filipçe thotë nuk ka valë të re, vetëm 280 shtretër të lirë në klinikë

e postuar më at 17:32
89 0

916 të sëmurë nga Covid-19 dhe numri rritet vazhdimisht, spitalet mbushen. Pas Ohrit, Prilepit prej sot edhe qyteti i Shkupit do të pranojë pacientë në objektet ndihmëse modulare për Covid-19

Vlerësimet janë se në rast se zhvillohet rritje e numrit në tempon aktuale për rreth dhjetë ditë do të mbushen edhe 280 shtretërit e mbetur.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe është duke përgatitur plan rezerv ‘çka nëse nuk ka vend’, por në fillim do të priten rezultatet e mundshme pozitive të orës policore Idea për partneritet publiko-privat me spitalet private është në pritje. Hoteli Ibis si Covid-19 qendër por pa rezervuar të oksigjenit për momentin mbetet mundësia e vetme.

“Si pasojë e nevojës për hospitalizim të numrit më të madh të të infektuarve u rrit nevoja për angazhim të personelit mjekësor nga repartet tjera të spitaleve që të mund të ofrohen shërbime për numër më të madh të pacientëve”, tha Filipçe/Smartnews/

nga kategoria