Filipçe: Rregullorja e re e BE-së për vaksinat nuk ka të bëjë me bisedat direkte me kompanitë

62 0

Ndryshimet që i vendosi Komisioni Evropian në mekanizmin për eksport të vaksinave ndaj vendeve të treta nuk kanë të bëjnë me bisedat tona bilaterale dhe direkte me kompanitë, duke i përfshirë edhe prodhuesit evropian, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me rregulloren e re të cilën sot e publikoi kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen, me të cilën do të profunksionojë fondi solidar i Unionit prej ku vaksina duhet të marrë edhe vendi ynë.

“Këto informata kanë të bëjnë vetëm me mekanizmin e solidaritetit gjegjësisht me vaksinat të cilat mbërrijnë nga vendet-anëtare të BE-së. Ne edhe në atë mekanizëm intensivisht punojmë kohëve të fundit. Për këtë tashmë është konfirmuar granti, disa detaje ende përpunohen dhe gjithsesi disa detaje në lidhje me përgjegjësitë që kanë të bëjnë me marrëveshjet trilaterale. Kjo do të thotë se ai mekanizëm i solidaritetit të BE-së definitivisht do të profunksionojë sipas të gjitha tejkalimeve të elementeve problematike, ndërsa para se gjithash, ishte që edhe vetë kompanitë nuk dorëzuan sasi të mjaftueshme ndaj vendeve anëtare të BE-së. Kjo nuk ka të bëjë asesi me bisedat tona direkte bilaterale me kompanitë, duke i përfshirë edhe prodhuesit evropian”, deklaroi Filipçe për TV Telma.

Konkretisht, me AstraZeneka tashmë kemi nënshkruar marrëveshje përmes mekanizmit-Kovaks, potencoi Filipçe, i presim edhe infirmacionet finale të kompanisë “Fajzer” të cilat kanë të bëjnë kush dhe si do ta ndërmarrë përgjegjësinë për efektet anësore.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria