Filipçe: Qytetarët që u vaksinuan në Serbi do të mund ta marrin dozën e dytë në Maqedoni

e postuar më at 20:53
65 0

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për TV Sitel deklaroi se qytetarët që janë vaksinuar në Serbi do të mund ta marrin dozën e dytë në Serbi.

“Unë nesër do të bisedoj me kolegun tim Lonçar për të parë nëse mund t’i marrim të dhënat në mënyrë elektornike t’i vendosim në sistemin tonë. Nëse jo, ne pasdite biseduam dhe bëmë një modul në ueb-faqen e tanishme për ata qytetarë që duhet të paraqiten”, tha Filipçe.

Ai sqaroi se ata qytetarë tashmë me siguri kanë marrë termin për rivaksinim dhe vaksinimin dëshiron ta bëjnë këtë ne do ta planifikojmë në sistemin tonë.

Ndryshe, sot mijëra qytetarë të Maqedonisë shkuan në Serbi për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

nga kategoria