Filipçe: Ora policore ka dhënë rezultate

e postuar më at 12:38
64 0

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se me restrikcione të matura dhe me përgjegjësi individuale nuk ka pasur rritje eksponenciale të numrit të ri të të infektuarve me koronavirus.

Filipçe mendon se ora policore ka dhënë efekt.

“Qëllimi i masave restriktive ishte që kufizohet lëvizja dhe komunikimi i një kategorie kritike të njerëzve të cilët si transmetues janë identifikuar në pjesën e pasqyrës epidemiologjike, këto janë të rinjtë të cilët janë grumbulluar në hapësirat publike, parqet pas mbarimit të punës së objekteve hotilerike dhe pothuajse çdoherë pa respektim të masave preventive, bartjen e maskave, mbajtjen e distancave”, ka thënë Filipçe.

nga kategoria