Filipçe: Opozita me sjellje të dëmshme në kohë pandemie

e postuar më at 20:49
74 0

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, e dënon sjelljen e partisë opozitare, VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, pikërisht kur gjithë bota po lufton me pandeminë dhe vendosin masa, VMRO–DPMNE organizon protesta dhe tallet me personelin mjekësor.

“Fatkeqësisht e shohim sjelljen e opozitës, një sjellje e papërshtatshme që me të vërtetë është për t’u dënuar. Ja janë grumbulluar, protestojnë në periudhën kur ne ballafaqohemi me krizën më të madhe në historisë së njerëzimit, në historinë e shtetit tonë, ata po tallen pikërisht me mundin e personelit mjekësor, me ata që natë e ditë punojnë që asnjë pacient mos të ngelet pa kujdesin e nevojshëm mjekësor.”,- theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

FIlipçe njëherit akuzoi opozitën për sjellje destruktive dhe bllokim në dëm të shëndetit të qytetarëve në kohë pandemie.

nga kategoria