Filipçe nuk pranoi ndihmën e Ilir Hasanit – “Na kanë trokitur në dyer për të na ofruar vaksina”

e postuar më at 21:01
158 0

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i kishte ofruar ndihmë ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe për të siguruar vaksina nga kompani kredibile, por ministri nuk kishte pranuar me arsyetim se janë angazhuar kompani të cilat vendi ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme. Këtë e bëri të ditur Hasani mbrëmë në emisionin Click Plus.

“Trokasin në dyert tona persona të cilët janë të autorizuar. Kush janë këto njerëz apo kompani? Nuk është në rregull të flasim për këtë. Janë kredibile apo jo kredibile?
Unë flas për kredibile nuk flas për çështje jokredibile. Unë flas për njerëz të cilët janë serioz dhe janë përfaqësues të kompanive.

Dhe Filipçja nuk do që të vijnë këto vaksina? Realisht ai e ka marrë përgjegjësinë dhe i ka angazhuar vetëm kompanitë të cilët deri më tani i kanë sjellë vaksinat në vendin tonë”, tha Hasani.

 

J X

nga kategoria