Filipçe: Nëse nuk bie numri, zgjatje e orës policore, shkurtim i orareve të punës

144 0

Sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe për momentin nuk ka nevojë për masa shtesë sepse pas disa ditë rradhazi me mbi një mijë të infektuar në ditë, sot numri është nën një mijë.

Vazhdimi i orës policore dhe shkurtimi i punës së objekteve hotelierike do të ishin masat eventuale restriktive që do të ishin ndërmarrë në rast se nuk ngadalëshet vala e të infektuarve të ri në vend, paralajmëroi sot Filipçe.Por, siç tha ai, ata masa janë vetëm eventuale sepse për momentin vlerësimi është se gjendja duhet të mbetet ashtu si♪5 është.

Filipçe theksoi se pas disa ditë me mbi një mijë të infektuar sot numri është nën një mijë dhe tha se do ta ndjekë gjendjen gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme Komisioni për sëmundje ngjitëse do t’i analizojë të dhënat.

Ai shprehet i bindur se ora policore që tani është në fuqi i jepm rezultatet e duhura dhe se numri i të infektuarve do të vazhdojë të zvogëlohet.

Pas vendimit që disa shkolla ta ndryshojnë mësimin me prezencë fizike të disa klasave të ulëta me mësim online, Filipç tha se bëhet fjalë për shembuj individual dhe se për momentin mbetet sistemi i deritanishëm i cili vlen për tërë shtetin, për mësim me prezencë fizike për klasat e ulëta dhe mësim online për klasat tjera.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria