Filipçe kritikon presidentin: Pendarovski ka furnizuar zero vaksina

73 0

Ndodhi edhe kjo, akuza të ndërsjella për vonesën e vaksinimit të popullsisë kundër Kovid-19. Për njërën palë është turp që mijëra qytetarë të Maqedonisë u vaksinuan në Serbi, ndërsa për palën tjetër është solidaritet.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në emisionin Click Plus deklaroi se presidenti Pendarovski, në vend kritikave, në mënyrë më aktive duhet të përfshihet në blerjen e vaksinave. Sigurisht, siç thotë Filipçe, pjesëmarrja e presidentit në këtë lëmi është zero.

“Mund të them se jam i zhgënjyer me të vërtetë nga deklarata, mendoj se nuk është adekuate në këtë gjendje kur, me plot kuptimin e fjalës, e gjithë bota lufton për furnizimin e vaksinave dhe të gjithë ne bëjmë gjithçka që mundemi. Nëse Presidenti ka pasur mundësi dhe me të vërtetë ka pasur kontakte, rezultatet janë të dukshme, se ai ka arritur të sjellë ZERO vaksina”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Deklarata e tillë e Filipçes vjen pasi që presidenti Pendarovski pas takimit të Këshillit të sigurisë, publikisht e pranoi se shteti ka dështuar në sigurimin e vaksinave për imunizimin e popullsisë. Sipas tij, ajo që ndodhi fundjavën e kaluar me vaksinimin e qytetarëve të Maqedonisë në Serbi është turp i madh për shtetin tonë.

“Besoj se e barti ndjenjën e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të pakënaqur nga ai plan që e kemi bërë deri më tani. Pamjet që i kemi nga fundjava e kaluar në Serbinë fqinje e ilustrojnë këtë më së miri. Pamjet e tilla nuk duhet të përsëriten. Falënderim për Serbinë, por kjo ishte turp për shtetin tonë. Shteti duhet të gjejë mënyrë që të vaksinojë qytetarët e vet dhe tu ofrojë mbrojtje shëndetësore këtu”, u shpreh Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.

Përderisa ata po përplasen, të tretët kritikojnë. Partia opozitare VMRO-DPMNE thotë se përgjegjësi për krizën dhe kaosin kanë edhe Filipçe edhe Pendarovski. Për opozitën kjo është vetëm teatër për qytetarët.

“Ajo që qytetarët vaksinohen në Serbi është provë për paaftësinë e Pendarovskit, Filipçes dhe gjithë pushtetit, të cilët në vend vaksinave shikonin të fitojnë provizione. Në vend që t’ia hedhin përgjegjësisë njëri-tjetrit, që të dy duhet të japin dorëheqje. Kaq aktrim dhe teatër, ngadalësoni pak, po vëreheni”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Maqedonia është një prej vendeve të rajonit e cila qëndron më keq në sferën e imunizimit të popullsisë. Serbia, Shqipëria, Sllovenia vaksinuar mijëra qytetarë, ndërsa shtetet që janë në nivel të njëjtë me shtetin tonë janë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria