FIlipçe: Gjatë muajit maj presim 600 mijë vaksina kineze për 300 mijë qytetarë

e postuar më at 11:32
73 0

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas pranimit të 200 mijë dozave të vaksinës kineze nga Sinopharm në Shtëpinë e Shëndetit “Jane Sandanski” tha se gjatë muajit maj në vend pritet të arrijnë gjithsej 600 mijë vaksina kineze, respektivisht 500 mijë nga kompania Sinovac dhe 100 mijë nga kompania Sinopharm, transmeton Alsat.

“Muajin që vje presim të arrijnë 500 mijë doza të vaksinës Sinovac, pastaj 100 mijë doza shtesë që vijnë si donacion duke iu falënderuar Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë bisedës së ministres Shekerinska me ministrin kinez të Mbrojtjes, përmes kësaj do të sigurohen 100 mijë vaksina Sinopharm. Që do të thotë edhe 600 mijë vaksina kineze për 300 mijë qytetarë. 26 mijë doza do të marrim nga vaksina Pfizer, nga kontrata direkte. Nuk kemi termin të saktë se kur dhe sa vaksina ruse do të arrijnë në vend. Nuk ka informacione për vaksinën Astra Zeneca”, tha mes tjerash ministri FIlipçe.

nga kategoria