Categories: Lajme

Filipçe: Është konfirmuar helmimi në Trubarevë, kërkoj hetim dhe dorëheqje të ministrave përgjegjës

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar sot Qeverinë për fshehje të të dhënave dhe reagim të vonuar pas zjarrit që shpërtheu kohë më parë në Trubarevë, duke thënë se kjo ka sjellë pasoja serioze për shëndetin e banorëve të kësaj zone dhe rrethinës.

Filipçe deklaroi se autoritetet mashtruan opinionin duke thënë se ajri nuk ishte i ndotur, ndërsa të dhënat zyrtare që u publikuan pas gjashtë ditësh tregojnë nivele alarmante të substancave toksike.

“Qeveria gënjeu kur tha se ajri në Trubarevë nuk është i ndotur, reagoi me vonesë dhe nuk mori asnjë masë urgjente për të mbrojtur qytetarët – përfshirë edhe evakuimin. Me këto gënjeshtra, është drejtpërdrejt përgjegjëse për helmimin e njerëzve në Trubarevë dhe përreth,” u shpreh Filipçe.

Sipas tij, matjet tregojnë përqendrim 12 herë mbi normën e lejuar të kadmiumit në ajër – konkretisht 59.1 ng/m³, ndërsa niveli i lejuar është vetëm 5 ng/m³. Gjithashtu, janë regjistruar vlera të rritura të arsenikut dhe plumbit, substanca që përbëjnë rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht te fëmijët.

Filipçe kërkoi dorëheqje të menjëhershme nga disa zyrtarë të lartë:

“Kërkoj dorëheqje të menjëhershme nga ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Kërkoj që Prokuroria Publike të hapë urgjentisht hetim dhe të mbajnë përgjegjësi penale të gjitha zyrtarët që, përmes mosveprimit të tyre, kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve,” theksoi ai.

LSDM paralajmëron masa të mëtejshme politike dhe juridike për, siç thonë ata, “t’i japin fund papërgjegjshmërisë dhe fshehjes së të vërtetës në dëm të qytetarëve”.

Admin01

Recent Posts

Kongresmeni amerikan propozon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kongresmeni amerikan Brian Mast, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e…

20 minutes ago

Në Gostivar mbahet Gara e 31-të shtetërore e ndihmës së parë

Dhjetë ekipe që janë kualifikuar në garat rajonale në Gostivar do t’i tregojnë mjeshtëritë dhe…

27 minutes ago

Shumë familje nga Gazi Babë e Çairit braktisin VLEN-in, rreshtohen pas Bujar Osmanit

Një grup i madh familjesh nga lagjja Gazi Babë te Çairit kanë braktisur VLEN-in për…

1 hour ago

Bajram Rexhepi: Nga 20 tetori administrata komunale do të jetë e lirë dhe profesionale

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një mëngjes pune…

2 hours ago

Blerant Ramadani përgëzon kampionin 8-vjeçar nga Saraji, Betim Hasani fitues në garat ndërkombëtare të matematikës në Zvicër

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka përgëzuar suksesin…

2 hours ago

Ramadani nga ASH: Flamuri serb në Mateç këtë vit është vulë e VLEN-it

Liridon Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët reagoi ndaj vendosjes së flamujve serbë në Manastirin e…

3 hours ago