Fevziu thirrje diasporës shqiptare të RMV-së: REGJISTROHUNI! REGJISTROHUNI! REGJISTROHUNI!

e postuar më at 22/03/2021
104 0

Drejtuesi i emisionit “Opinion” dhe gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, iu është bashkangjitur thirrjeve drejtuar diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, për të marrë masivisht pjesë në operacionin e regjistrimit. Ai është zotuar se këtë thirrje do të përsërisë gjatë emisioneve të tij, me qëllim që, siç tha, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që gjenden në mërgim të përmbushin obligimin patriotik dhe të regjistrohen në censusin e RMV-së.

“Kam një thirrje të vogël. Do ta përsëris herë pas herë nga sot deri më 21 Prill. Është një thirrje që lidhet me censusin në Maqedoni. Nesër, Zv/Kryeministri I RMV-së, Artan Grubi do të jetë i ftuar në pjesën e fundit të emisionit “Opinion”, tha Blendi Fevziu, duke drejtuar thirrjen diasporës shqiptare që pozitivisht t`u përgjigjet ftesave të shumë figurave politike, shoqërore, kulturore e të biznesit për t`u regjistruar në diasporë.

Blendi Fevziu kishte këtë mesazh për diaporën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut po regjistron popullsinë e saj. I gjithë pretendimi i shqiptarëve është se ata janë më shumë se 255 mund të shkojnë deri në 30%. Por, që të vërtetohet kjo bindje shqiptare që në njëfarë mënyre konsolidon të drejtat e shqiptarëve, duhet që çdo shqiptar i diasporës nga Maqedonia e Veriut duhet të regjistrohet. Nuk i merr më shumë se 5-6 minuta në online për t`u regjistruar. Mjafton të ketë një dokument të thjeshtë të RMV-së. Është një regjistrim i domosdoshëm për të treguar sa është numri real i shqiptarëve në RMV. Është një detyrim për secilin prej jush. Edhe nëse s’e keni bërë për vete do ta bëni për prindërit, për gjyshërit, për të parët tuaj, të cilët janë përpjekur për të pasur këto të drejta që shqiptarët kanë sot apo për më shumë të drejta në bazë të popullsisë. Edhe një herë ju bëj thirrje; Regjistrohuni! Regjistrohuni! Regjistrohuni në censusin e Maqedonisë për të treguar realisht se sa janë shqiptarët. Jemi aq sa pretendojmë Ne apo jemi aq sa pretendojnë të tjerët pra ata që mendojnë se jemi më pak. Kështu që është një detyrë patriotike, është një detyrë e gjthsecilit nga Ju por është një detyrim, siç thashë, ndaj familjeve tuaja për çdo shqiptarë të RMV-së”, ka qenë thirrja që e bëri në fillim të emisionit të gazetarit dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu.

nga kategoria