Categories: LajmePolitika

Fetai: Taravari as u organizoi atentat e as i përzuri nga vendlindja ushatarët e UÇK-së

Zv.kryeministri për Qeverisje të mirë, Arben Fetai ka reaguar përmes një shkrimi për akuzat e pabaza nga opozita shqiptare për liederin e ASH-së, Arben Taravari, se gjoja ai ka fyer luftën e shenjtë të UÇK-së.

Fetai, në shkrimin e tij potencon se Taravari as i ka burgosur, as u ka përgatitur atentat e as i ka detyruar luftëtarët e UÇK-së të braktisin vendin.

Në vazhdim ua përcjellim shkrimin e plotë të Fetait:

*Arben Taravari as nuk u organizoi atentate ushtarëve të UÇK-së as nuk i përzuri nga vendlindja. Arbeni as nuk u montoi raste ushtarëve të UÇK-së as nuk i burgosi në Shutkë e Idrizovë. *

Edhe unë besoj se qeveria e Arbën Xhaferit (1998-2002) ishte më e suksesshmja deri më tani për sa i përket avancimit të pozicionit të shqiptarëve në vend dhe përtej. Në rrethana të jashtëzakonshme për rajonin, Arbën Xhaferi fuqizoi përfaqësimin shqiptar dhe ndikimin tonë në vendim-marrje më vrullshëm se asnjëherë më parë. Nën udhëheqjen e tij, Shkupi u shndërrua në Piemont ose strumbullar të politikës shqiptare, si në nivelin diplomatik ashtu edhe në atë ushtarak. U bënë gjëra si hapja e kufirit për refugjatët nga Kosova, marrëveshja e Kumanovës, dhe baza të Natos në vend, që edhe sot duken surreale marrë parasysh kontekstin e kohës.

Ata që erdhën në pushtet në emër të luftës çlirimtare dhe për 22 vite zhvatën shtetin, u bënë milionera për vete dhe prishën çdo gjë në emër të gjakut të dëshmoreve, tani iu paskan kapur Arben Taravarit sepse ai po e thotë të vërtetën rreth qeverisjes më pro interesave shqiptare deri më tani.

Këta hajduta e dinë se nuk kanë ku t’i kapen Arbenit, prandaj edhe shpifin.
E vërtera është se Arbeni as nuk u organizoi atentate ushtarëve të UÇK-së as nuk i përzuri nga vendlindja. Arbeni as nuk u montoi raste ushtarëve të UÇK-së as nuk i burgosi në Shutkë e Idrizovë.
E vërteta është se më shumë ushtarë të UÇK-së kanë gjetur kujdes e mbështetje te Arbeni sesa te ata që abuzuan me çdo vlerë të UÇK-së për t’u bërë milionera. E vërteta është se ata e kanë braktisur idealin e UÇK-në dhe se ushtarët e UÇK-së që moti janë distancuar nga ata.

Admin01

Recent Posts

Skandal në Tetovë: Restoranti “Primavera” i lidhur me Albi Qamilin përfiton mijëra euro nga komuna (Dokument)

Restoranti “Primavera” në Tetovë, që dyshohet se është nën menaxhimin e Albi Qamilit kandidat për…

3 minutes ago

AKI: Garojmë me 23 kandidatë për kryetar komune dhe 34 lista për këshilltarë komunalë

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi dje zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet lokale të tetorit. Sipas AKI-së,…

12 minutes ago

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër…

4 hours ago

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e…

5 hours ago

Osmani: Izeti të japë dorëheqje, institucionet dështuan dje në Trubarevë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot drejtoi kritika të ashpra ndaj ministrit aktual…

5 hours ago

Gjykata speciale në Hagë “pushtohet” nga shqiptarët, nis protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha…

5 hours ago