Categories: LajmePolitika

Fetai pi cigare në zyrë – ja pse ligji nuk vlen për të “lartit”

Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, është bërë objekt kritikash të shumta publike dhe mediatike pas dy shkeljeve të hapura ligjore të cilat ngjallin shqetësim serioz mbi etikën dhe përgjegjësinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, shkruan Flaka

Së pari, mediat e akuzuan Fetain për keqpërdorim të emailit zyrtar qeveritar për qëllime partiake, përmes dërgimit të kumtesave të lidhura me subjektin politik që ai përfaqëson. Ky veprim përbën konflikt të pastër interesi dhe bie ndesh me parimet e ndarjes së pushtetit institucional nga aktivitetet partiake.

Ndërkohë, në një fotografi të postuar nga vetë Fetai në rrjetin social Facebook, ai shfaqet duke pirë cigare brenda në zyrën e tij, në kundërshtim të qartë me Ligjin për mbrojtje nga duhani, i cili ndalon pirjen e duhanit në të gjitha objektet publike të mbyllura, përfshirë edhe institucionet shtetërore.

Screenshot

Sipas ligjit në fuqi, gjobat për shkelësit e këtij rregulli janë nga 100 deri në 300 euro për personat fizikë, dhe nga 2.000 deri në 4.000 euro për institucionet apo personat juridikë që lejojnë pirjen e duhanit në mjedise të ndaluara.

Megjithatë, rregullat duket se nuk vlejnë për zyrtarët e lartë të shtetit, siç tregon rasti i zëvendëskryeministrit për “qeverisje të mirë”.

Ky veprim i Fetait është parë nga opinioni publik si provokim dhe shembull i keq për qytetarët, sidomos kur vjen nga një funksionar që në emër të funksionit kërkon “qeverisje të mirë”.

Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse dhe zbatimin e ligjit pa selektivitet, pavarësisht pozitës së personit që e shkel atë.

Shembull për tu ndekur

Që nga 1 korriku, pirja e duhanit është ndaluar në shumë zona të hapura në të gjithë Francën, përfshirë parqet, plazhet, stacionet e autobusëve, fushat sportive dhe përreth shkollave dhe bibliotekave, raporton ABC.

Megjithatë, pirja e duhanit do të lejohet në stolat publike, nëse ato nuk janë pranë zonave të kufizuara ose nuk kanë tabela “Ndalohet pirja e duhanit”.

Rregullorja e re synon të mbrojë shëndetin publik dhe të pakësojë pirjen e duhanit.

Rikujtohet se Cagnes-sur-Mer, një nga qytetet franceze që nisi ndalimin e pirjes së duhanit, filloi praktikën e ndalimit të duhanit në plazhe në zona të caktuara bregdetare në vitin 2018 dhe që nga viti 2023 i shpalli të gjitha plazhet vende ku ndalohet pirja e duhanit.

Në pamjet e regjistruara shihen njerëz që ecin në hapësira publike, që ulen në stolat në parqe dhe hapësira të gjelbra si dhe tabelat e vendosura me mbishkrimin “Ndalohet pirja e duhanit”.

Ata që shkelin kufizimet do të përballen me një gjobë prej 135 eurosh (158 dollarë). Përgjegjëse për zbatimin e rregullave të reja do të jenë autoritetet lokale. /Flaka/

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

2 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

2 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

6 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

6 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

7 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

8 hours ago