Smart News

Fetai për spitalin modular: Fajtori për 14 jetët e humbura qenka mjaftuar me qortim

Shkruan: Arben Fetai

Dënimi me kusht është dënim që nuk ekzekutohet. Pra, fajtori shpallet por dënimi ëshë i barabartë me qortimin apo vërejtjen.

Vendimi i sotëm gjyqësor për spitalin modular të Tetovës paska përcaktuar qartë përgjegjësinë për tragjedinë e ndodhur, por për humbjen e 14 jetëve qenka mjaftuar me një qortim. Madje të akuzuarin maqedon, ish shefin e qendrës Covid, nuk e paskan pa të nevojshme as ta qortojnë. Nuk kemi pritur më mirë.

* Arben Fetai, kryetar i Institutit për Politika Publike “Arbën Xhaferi”

Exit mobile version