Fetai: Pa drejtësi nuk ka demokraci, pa drejtësi nuk ka Europë

Demokracia nuk mbrohet vetë — kërkon vullnet politik, financim dhe integritet”. Me këtë mesazh të fortë, zëvendëskryeministri Arben Fetai u drejtua sot në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, organizuar nga rrjeti SELDI dhe mikpritur nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).

Në panelin e nivelit të lartë, përkrah Ambasadores së Zvicrës Véronique Hulmann, Zv. Shefes së Misionit të SHBA-ve Nicole Varnes dhe përfaqësuesit të Holandës Bart de Bruijn, Fetai theksoi se korrupsioni është një nga rreziqet më të mëdha që kërcënon demokracinë nga brenda, ndërsa ndikimet e jashtme malinje përpiqen ta destabilizojnë atë nga jashtë.

“Po, mungesa e mbështetjes së jashtme ndjehet. Por kemi diçka më të fuqishme: vullnetin politik për të vepruar”, deklaroi Fetai, duke nënvizuar angazhimin e Qeverisë për të sjellë ndryshime reale në sistem.

Ai shpalosi katër shtylla kyçe të agjendës së re qeveritare:

• Partneritet me shoqërinë civile në mbrojtje të demokracisë;

• Forcimi i ligjit dhe institucioneve antikorrupsion;

• Digjitalizimi i administratës për të mbyllur hapësirat për abuzim;

• Reformë të thellë në drejtësi, me qëllim që askush të mos qëndrojë mbi ligjin.

“Pa drejtësi nuk ka demokraci. Pa drejtësi nuk ka Europë. Kjo është rruga jonë. Dhe nuk do të ndalemi”, përfundoi ai.

Konferenca u zhvillua në kuadër të përpjekjeve rajonale për të përballuar sfidat ndaj integritetit dhe për të forcuar sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

7 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

8 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

12 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

12 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

13 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

13 hours ago