Smart News

Fetai në izolim brenda VLEN-it – rebelim, dezertim dhe dëshpërim te njerëzit e tij

Arben Fetai, një nga figurat që synoi të prezantohej si “fytyra e re e ASH-së” dhe politikës shqiptare, po përballet me një krizë serioze legjitimiteti dhe ndikimi brenda grupimit qeverisës VLEN. Burime të shumta nga terreni flasin për një valë të pakënaqësisë së thellë dhe shpërbërje të rrethit të tij të ngushtë, sidomos në zonat që ca njerëz e përkrahnin, Kumanovë, Likovë, Shkup dhe Tetovë.

Grupi i vogël që iu bashkua Fetait me shpresën për punësime, avancime dhe pozita në zgjedhjet lokale, tashmë po kupton një realitet të hidhur, Fetai është i pafuqishëm, pa ndikim real në vendimmarrje, dhe pa qasje në ndarjen e “kulaçit” politik e institucional.

“Arben Fetai ka pushtet vetëm për vete dhe për ca njerëz përreth tij që hanë, pijnë dhe shetisin me paratë e shtetit,” – deklaron një burim nga Shkupi, dikur mbështetës i fortë i Fetait.

Situata është përkeqësuar veçanërisht pas publikimit të skandalit me punësimin e vajzës së Latif Arifit në Ministrinë e Mbrojtjes – një vend pune i vetëm për shqiptarët nga 26 të ndara, i cili përfundoi te një familjar i njeriut më lojal ndaj VMRO-së, Latif Arifi, zëdhënësi jozyrtar i sulmeve kundër opozitës shqiptare.

“Tani po kuptojmë se kush ka letërnjoftimin e vërtetë për punësim – ata që janë në shërbim të VMRO-së, jo ata që sakrifikuan për Fetain,” – thotë një tjetër anëtar i zhgënjyer nga Tetova.

Zhvillimet e ditëve në vijim pritet të jenë të forta dhe të bujshme, pasi përçarja brenda VLEN-it po del nga kontrolli, dhe shumë prej mbështetësve të zhgënjyer të Fetait tashmë kanë nisur komunikimin me strukturat e Arben Taravarit dhe ASH-së.

Sipas informacioneve që vijnë nga vetë radhët e VLEN-it, Adnan Azizi dhe struktura e ngushtë rreth tij po e shohin Fetain si pengesë dhe si një figurë të pashfrytëzueshme në terren. Kjo ka çuar deri në presione direkte për shkarkim nëse Fetai nuk aktivizohet publikisht kundër Arben Taravarit dhe opozitës shqiptare.

“Nëse nuk del në emisione për të baltosur opozitën, do ta heqim,” – thuhet se është mesazhi që Fetait i është përcjellë nga vetë krerët e VLEN-it.

Exit mobile version