Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit në Gostivar për të kthyer në rigjykim lëndën për Aleancën për Shqiptarët.
Në një intervistë për gazetën LAJM, ai tha se shumica e anëtarësisë së kësaj partie janë të pas Arben Taravarit dhe se nuk pret ndonjë përplasje mes dy taborreve pas vendimit përfundimtar për pronësinë e partisë.
“Përplasje nuk besoj se mund të ketë. Ata janë shumë pak, janë disa zyrtarë të cilët kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin politik në BDI. Anëtarësia e Aleancës për Shqiptarët është me Arben Taravarin, kemi shumicë si në kongres, ashtu edhe në kuvend në kryesi dhe në çdo nivel të organeve partiake. Kjo çështje realisht, nuk është çështje që duhet të diskutohet më”, tha Fetai për gazetën LAJM.