Categories: LajmePolitika

Fetai: Kurtin po e kritikojnë opozita e 20%-shit, me VLEN-in shqipja nuk do të jetë përqindje

Zv/kryeministri Arben Fetai, në konferencë për media, deklaroi se puna e ekipit të VLEN-it, po sjellin ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve.

“Lajmi i madh? Pikat kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë do të jenë plotësisht funksionale në një pikë të përbashkët! Nuk ka më pritje të gjata, maltretime e pengesa për ata që udhëtojnë mes dy vendeve tona vëllezërore. Kjo është një arritje historike që ndihmon çdo familje dhe forcon lidhjet tona kombëtare! Por kjo është vetëm fillimi! Marrëveshjet që kemi nënshkruar dje janë hapa të tjerë drejt të nesërmes e të ardhmes tonë që meritojmë:

Memorandumi për energjinë – energji më e lirë, më e qëndrueshme dhe
më e aksesueshme për çdo familje dhe biznes.
Marrëveshja për arsimin – një fokus i veçantë për aftësimin profesional të të rinjve, sepse e ardhmja është në duart e tyre”, deklaroi Fetai.
Fetai tha se pas vizitës së tyre në Kosovë, disa politikanë, që ai i quan të dëshpëruar e që nuk kanë bërë asgjë për qytetarët, po përpiqen të shpikin armiq dhe të hedhin baltë.

“Madje, disa guxuan ta quajnë kryeministrin Albin Kurti “antishqiptar”! Kryeministrin që ka qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve, në çdo cep të botës! Dhe pse gjithë kjo zhurmë? Sepse Kurti e tha troç të vërtetën për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut! Kush po e kritikon? Opozita e 20%-shit!

Ata që për 22 vite kanë heshtur dhe nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët! Ata që kanë lënë shqipen të mbetet peng i një ligji të cunguar dhe të gjykatësve të emëruar nga vetë ata! VLEN-i thotë me zë të lartë: Shqipja nuk do të jetë përqindje! Shqipja është krenaria jonë, identiteti ynë kombëtar, dhe nuk ka forcë që të na ndalë ta vendosim atë aty ku e ka vendin!

Ata që kanë përvetësuar miliona duke abuzuar me ndjenjat patriotike të popullit, tani duhet të përgjigjen! Koha e manipulimeve ka marrë fund! Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë më të bashkuara se kurrë, dhe askush nuk mund të krijojë ndarje mes nesh! Qytetarë të dashur, mos lejoni që lojërat e vjetra të politike të marrin kohën tuaj. Ne jemi këtu për ju, për të sotmen dhe për të ardhmen tuaj. Me VLEN-in dhe këtë qeveri, ndryshimi është realitet!”, tha Fetai.

Admin01

Recent Posts

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

11 minutes ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

50 minutes ago

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi…

1 hour ago

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes”…

2 hours ago

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor,…

3 hours ago

Levica me kandidatë për kryetar bashkie në Tetovë-Dr Katka Bozhinovska, Gostivar – Darko Grujovski.Deputetja Mojsoska do të kandidojë për Strugën

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë, njoftojmë se në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës,…

3 hours ago