Fetai: Kryesia e BDI-së, si listë Interpoli

Zv.kryeministri Arben Fetai, vlerëson se partia e Ali Ahmetit ka nevojë për reforma të thella.

Në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 18:30, Fetai tha se BDI-ja është në krizë të thellë dhe se kryesia e saj ngjan me listat e Interpolit.

“Nuk mundet të vazhdojë kjo BDI me këta njerëz që e rrethojnë kryetarin e tyre të cilët siç e thash duken më tepër si një listë interpoli se sa një kryesi partie. Nuk munden këta të vazhdojnë dhe të na shesin moral neve, qoftë në rrafshin kombëtar, qoftë në atë etik sepse nuk kanë më kredo. Ata bëjnë mirë të reformohen dhe reformat të fillojnë nga koka dhe jo nga poshtë. E shohim që BDI fillon reformat nga poshtë dhe i dimë rezultatet e atyre refomave. Në vitin 2019, apo kur ishte, ata thanë se kanë bërë një lloj vetingu nën udhëheqjen e Artan Grubit, Artan Grubi sot është në listën e zezë amerikane. Poashtu në listën e zezë amerikanë është edhe Ramiz Merko i cili kishte kaluar këtë proces para se të shpallet për kandidat për Strugë përsëri”, tha Fetai në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 18:30.

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

1 hour ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

2 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

5 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

6 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

6 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

7 hours ago