Categories: LajmePolitika

Fetai: Joserioze ideja e BDI-së për rajonalizim të shtetit! E kanë humbur rrugën në oborr

Joserioze i ka quajtur idetë e BDI-së për rajonizimin e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, qe siç tha, për 22 vite ishin në pushtet dhe kanë kundërshtuar çdo propozim të këtij lloji, përcjell TV21. Fetai tha se BDI ka humbur rrugën në oborr dhe shtoi se për herë të parë është në opozitë dhe nuk di se si të sillet si e tillë.

“BDI e kemi dëgjuar këto ditë se do të kërkojnë regjionalizim të shtetit, ne si VLEN e kemi komentuar edhe këtë çështje. Kemi thënë se BDI ka qenë në pushtet për 22 vite me radhë dhe asnjëherë nuk ka dashur të diskutojë për çështje të tilla. Kjo nuk duket serioze, një parti qe deri dje kundërshtonte çdo propozim të këtij lloji, nga dita e parë në opozitë del me propozim që janë në kundërshtim me çdo gjë që ka qëndruar në këto 22 vite. Besoj qe BDI e ka humbur rrugën në oborr”, tha Fetai.

Admin01

Recent Posts

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

5 hours ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

5 hours ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

5 hours ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

6 hours ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

8 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

8 hours ago