Categories: LajmePolitika

Fetai: FRASH-i ka djemtë dhe vajzat më të ditur dhe më të guximshëm, gjithmonë do të jem në dispozicionin tuaj

Zv.kryministri Arben Fetai në fjalimin e tij në Konventin e dytë të FRASH-it, u shpreh se rinia e ASH-së ka djemtë dhe vajzat më të ditur dhe më të guximshëm të vendit, të cilët kanë qenë dhe janë të gatshëm të japin çdo gjë nga vetja për një të ardhme më të mirë.

“Në përpjekjen tonë të pandalshme për ndryshim, si Aleancë para disa muajsh kaluam disa turbulenca dhe disa funksionarë të kapur nga pushteti i atëhershëm e braktisën shtëpinë tonë të përbashkët. Por jo edhe aktivistët e sinqertë; jo edhe rinia e cila njëzëri e mbështeti vizionin tonë për ndaljen e keqqeverisjes 22 vjeçare. Pra, pjesa më e madhe, pjesa dërmuese e FRASH-it mbeti në Aleancën për Shqiptarët dhe sot jemi në këtë konventë të dytë për të vazhduar misionin”, u shpreh Fetai.

Fetai theksoi se ka mbështetur FRASH-in gjatë viteve me aq mundësi sa ka pasur, ndërsa tani si zv.kryeministër do të jetë në dispozicion dhe në mbështetje.

“Pra dua që të bashkëpunojmë që ta rrisim dhe ta forcojmë Aleancën për Shqiptarët, ashtu siç e meriton. Na kërkoni punë dhe projekte konkrete në dobi të shqiptarëve dhe të rinisë, na bëni presion kur duhet, dhe mbi gjitha, na kërkoni llogari për veprimin tonë në qeverisje. Për fund, dua t’ua rikujtoj që FRASH-i është një mundësi e jashtëzakonshme për të mësuar dhe për t’u pjekur politikisht dhe profesionalisht. Ju lutem shfrytëzojeni në maksimum sepse jeni në kohën më të mire”, u shpreh Fetai.

Admin01

Recent Posts

Dokument/ Bilall Kasami hap tender për “Kapellën” në Falisht, për Xhamiat nuk ka dhënë asnjë Euro

Mer fund misteri i mbështetjes së Bilall Kasamit për objektet fetare ortodokëse. Dje pra me…

27 minutes ago

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

3 hours ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

3 hours ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

3 hours ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

4 hours ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

4 hours ago