Categories: LajmePolitika

Fetai: Drejtësia e kapur po tenton t’ia dhurojë Aleancën për Shqiptarët BDI-së

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Themelore në Tetovë, kryetari i kuvendit tëAleancës për Shqiptarët dhe Zëvendëskryeministri Arben Fetai në press konferencën e sotme thotë se ky është një akt i pastër i gjyqësorit partiak, i cili përpiqet të manipulojë vullnetin e qytetarëve dhe të shndërrojë një parti politike në plaçkë lufte për Ali Ahmetin.

Teksti i plotë:

“Vendimi i Gjykatës Themelore në Tetovë, që tenton t’ia dhuron BDI-së Aleancën për Shqiptarët, është një shembull i qartë i kapjes së drejtësisë.

Ky është një akt i pastër i gjyqësorit partiak, i cili përpiqet të manipulojë vullnetin e qytetarëve dhe të shndërrojë një parti politike në plaçkë lufte për Ali Ahmetin. Dërgojmë një mesazh të qartë për gjykatësin Ilir Rexhepi dhe klanin e Ziadin Selës: përpjekja juaj për të kontrabanduar Aleancën për Shqiptarët është e dështuar! ASH është e popullit, e anëtarësisë dhe e njerëzve me dinjitet, që nuk shiten për një grusht privilegjesh, sikurse ju. Që nga themelimi, ideali i Aleancës për Shqiptarët ka qenë përmbysja e regjimit kriminal të Ali Ahmetit, i cili për motive korruptive ka dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve. Këtë amanet të shenjtë e ka çuar deri në fund lideri i ASH-së, Arben Taravari, i cili me përgjegjësi të plotë ka marrë mbi supe barrën e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në qeverisje. Vendimi skandaloz i gjykatësit Rexhepi do të bie përsëri në Gjykatën e Apelit.

Deri në një vendim përfundimtar, që do të vendosë drejtësinë në vend, lëmë Selën dhe klikën e tij të vetëkënaqen me vulat imagjinare të gjykatësit Rexhepi. Për gjendjen në drejtës, flasin vetë qytetarët dhe organizatat ndërkombëtare. Vetëm 2% e qytetarëve i besojnë sistemit gjyqësor, ndërsa raporti i djeshëm i Transparency International kritikon ashpër ndryshimet skandaloze të Kodit Penal, të cilat mundësuan amnistimin e qindra ish-funksionarëve të regjimit Gruevski-Ahmeti. Ky vendim politik i gjykatësit Rexhepi na motivon edhe më shumë për të ndërmarrë reforma të thella në drejtësi.

Nismat për shkarkimin e Kryeprokurorit dhe pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë hapa të rëndësishëm për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ndaj gjykatësit Rexhepi do ngrihet procedure për llogaridhënie. Drejtësia nuk do të mbetet peng i pazareve politike!”, ka përfunduar Fetai.

Admin01

Recent Posts

Coldplay thyen rekordin e stadiumit Wembley

Coldplay festoi fundin e koncerteve të tyre rekord prej 10 shfaqjesh në stadiumin Wembley me…

24 minutes ago

Kina gati të inaugurojë urën më të lartë në botë, përafërsisht 624 metra mbi tokë

Kina pritet të inaugurojë këtë muaj urën Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike…

28 minutes ago

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

1 hour ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

1 hour ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

1 hour ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

1 hour ago