Smart News

Fetai: Çdo faktor distancohet nga BDI, me ata po merret vetëm drejtësia

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se LSDM është distancuar nga BDI sepse kjo parti është sinonim i korrupsionit. Në këtë drejtim Fetai ka ironizuar në formën e asaj që gjithkush po distancohet nga BDI sikur nga murtaja.

“Çdo faktor, qoftë i brendshëm apo i jashtëm, tashmë është distancuar nga DUI sikur nga murtaja. Tani e tutje, kontaktet e vetme që DUI do të ketë me botën e jashtme përmbledhen me dy fjalë: prokuroria dhe gjykata”, ka shkruar zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Exit mobile version