Fetahu: Organet kompetente të vendosin për orën policore

e postuar më at 14:04
112 0

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Shaqir Fetahu, sot është deklaruar në lidhje me orën policore që do të vendoset prej nesër, si dhe mundësinë që gjatë muajit të Ramazanit të ketë sërish kufizime tjera.

Ai theksoi se nuk duhet që ndonjë rit fetar të jetë shkak për përhapje të pandemisë, duke shtuar se për këtë duhet të vendosin organet kompetente.

“Normal se iftaret janë një ambient i këndshëm i besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit, kjo do të ishte dëshira jonë e madhe por për këtë do të vendosin kompetentët. Ne nuk jemi për atë që nëpërmjet ndonjë riti fetarë të bëjmë dëm dhe të jemi shkaktarët të rritjes të kësaj sëmundje. Ne siç tha edhe zv.kryeministri, ne prej momentit të parë si BFI kemi marrë qëndrimin me të gjitha struktura tona që të jemi në shërbim të zbutjes të kësaj situate dhe në shërbim të tejkalimit të kësaj sëmundje konform të gjitha rregullativave që i ka dhënë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSH-në”.

“Si do që të jetë është e këndshme që të kemi iftare por nëse ato vërtet do të ndikojnë negativisht në çështjen e përhapjes së sëmundjes, mendoj se kompetentët do të japin mendimin e tyre”, deklaroi Shaqir Fetahu

nga kategoria