Smart News

Feta Alimi reagon ashpër ndaj pushtetarëve pas lirimit të Mijalkov: Ju nuk keni as fe as komb!

Feta Alimi, njeriut që i kushtoi padrejtësia shtetërore me disa vite burg, shpëtuesi i ish kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka reaguar për vendimin siç e quan ai jo të drejtë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Themelore Shkup për lirimin e Sasho Mijalkov nga aktakuza në procesin e quajtur ‘Thesari’

Alimi ka reaguar ashpër në rrjetin social: ‘Shikoni nëpër rafte, mos rastësisht i ka ngelur edhe ndonjë lëndë gjyqësore Mijalkovit, pastrojeni mirë e mirë. Turpi ju mbuloftë tërë jetën! Ka kush qëndron në burg në vend të atij! Agim Islami qëndron që 16 vite në burg pafaj, Burhan Poroji që 18 vite qëndron pafaj, dhe shumë raste të tjera! Ju nuk keni as fe as komb, këtë e them me përgjegjësinë më të madhe!

Exit mobile version