FC Shkupi Fiton Dhe Rrezikon Seriozisht Shkëndijën Në Garën Për Titull!

63 0

FC Shkupi ka regjistruar fitore minimale në një nga ndeshjet më interesante të javës së 21-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur Sileksin në Kratovë me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Dy pikët e humbura në ndeshjen e së dielës kundër Akademia Pandevit si vendas, bënë që skuadra e Hasan Ozer sot në Kratovë të jetë më agresive, sidomos në sulm, repart ky që ende nuk është në nivelin e duhur.

Megjithatë kur nuk funksionojnë sulmuesit me në krye Rexhinaldon, këtu është Fredy Alvarez, një ndër mesfushorët më të mirë në futbollin vendor, që u përkujdes për fitoren e skuadrës nga Çairi. / infosport

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria