Faton Zylbehari për sulmin ndaj kryetarit të FFM-së: Maqedonia është e vogël, gjithçka merret vesh

Zëdhënësi i parë shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Faton Zylbehari, ka folur për sulmin fizik ndaj kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdini, që ndodhi para disa ditësh.

Në emisionin “PodGo” në Telegrafi Maqedoni, Zylbehari tha se Sejdini ka kërkuar që të mos bëhet temë në media sulmi fizik ndaj tij, duke përmendur një rast tjetër në të cilin një refer shpëtoi një futbollist në një ndeshje në ligën e dytë. Megjithatë, Zylbehari tha se pa pasur sulm fizik ndaj Sejdinit, ndërsa si arsye aludoi në zgjedhjet e rregullta që pritet të mbahen në FFM.

“Ka sulm jo vetëm fizik, pretendohen ndryshime në krye të Federatës, që është normale pas shtatë vitesh. Qëndrimi i kryetarit është që vitin e ardhshëm të kandidojë sërish. Vitin e ardhshëm ka kuvend zgjedhor, 25 lidhje komunale janë në Maqedoni, secila mund të kandidojë një person, ai që merr më shumë vota zgjidhet kryetar. Nuk e di kush do të jetë kundërkandidat dhe nuk më intereson, nuk dua të flas për këtë temë”, tha mes tjerash Zylbehari.

https://www.youtube.com/watch?v=ylhjWCMPt0U

admin

Recent Posts

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

1 hour ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

1 hour ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

2 hours ago

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë”

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e…

5 hours ago

Qytetarët: “Nga Kondova fillon epoka e ndryshimit për Sarajin me Blerandin” (Video)

Gara për Sarajin dhe ëndrra e tyre që komuna të shndërrohet në një qendër turisitke…

5 hours ago

RMV, shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të…

5 hours ago