Faton Fazliu nga AlternAtivA:Punimet në Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës janë sinonim i korrupsionit të BDI-së

Të nderuar përfaqësues të mediave, Teatri dhe Biblioteka e Tetovës, respektivisht objekti i Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës, kishte filluar të ndërtohet që në vitin 2014, por assesi të përfundojë. Së fundmi, nga raportimet e mediave e mësuan të gjithë se pse po zvarritet kjo punë. BDI-ja e ka shndërruar këtë projekt në strofull të korrupsionit dhe të vjeljes së parave të qytetarëve.

Sipas raportimeve të javores Fokus, gjithsej 36 milionë euro janë ndarë për këtë projekt, ndërsa deri tani janë shpenzuar plot 21,7 milionë euro. Përkundër kësaj, Teatri dhe Biblioteka e Tetovës nuk është ndërtuar as edhe pas një dekade. Prandaj, këtu ka shumë punë për prokurorinë.

Ne e përshëndesim hetimin e nisur nga Prokuroria për Përndjekjen e Krimit të Organizuar, e cila me kallëzim të Policisë Financiare ka filluar hetime për rastin dhe shpresojmë që hetimi të shkojë deri në fund dhe të gjithë ata që janë pasuruar në kurriz të këtij objekti e i lanë tetovarët pa bibliotekë e teatër të denjë për këtë qytet, të nxirren para drejtësisë. Hetimi duhet të tregojë se cilat kompani morën miliona në këtë projekt dhe çfarë lidhje kanë këto kompani me funksionarët e BDI-së.

Të nderuar,

Ata që e kanë gojën plot Europë, në të vërtetë nuk kanë asgjë të përbashkët me Europën. Ata janë sinonim i krimit korrupsionit dhe mosfunksionimit të shtetit të së drejtës. Ata, me kleptomaninë e paskrupullt, punojnë çdo ditë që të mos ndodhë integrimi në BE. Jo vetëm kaq, por kjo parti politike po dëmton rëndë interesin kombëtar, duke detyruar qindra mijëra shqiptarë ta braktisin Maqedoninë e Veriut dhe të emigrojnë, duke kërkuar mirëqenie, ndërsa – në anën tjetër – një grup i vogël njerëzish në BDI i shtojnë milionat.

Megjithatë, edhe ata e dinë se kjo rrugë përfundon më 8 maj. Prandaj po përpiqen që të vjedhin sa më shumë që munden në këto 3 muaj jo të plota që u kanë ngelur nga jeta politike. Por, le ta dinë se herëdo kurdo ata do të përgjigjen. Do të përgjigjen për çdo qindarkë të qytetarëve që e kanë përvetësuar padrejtësisht. Së pari do të dënohen me votë më 8 maj, e nga 9 maji do të përgjigjen edhe para drejtësisë.

Shkup, 24.02.2024

Faton Fazliu
Kryetari i Degës – Çair

Admin01

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

12 hours ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

13 hours ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

14 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

15 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

15 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

16 hours ago