Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti ka komentuar themelimin e “Lëvizjes Arbëria” dhe deklaratën e Bekim Qokut se Mendi Qyra është kandidat i VLEN-it por i pavarur. Ahmeti në postimin e tij shkruan se “pasi i zhveshën shqiptarët nga çdo arritje e dy dekadave të fundit – tani vasalët “tanë”, të vetëkënaqur me rolin e shërbëtorit, po zbatojnë me përpikëri skicat e “shefave” të tyre”, shkruan Top24
Faton Ahmeti
Lëvizje e re e “ish-shqiptarëve” dhe “kandidati i jonë i pavarur”
Pasi i zhveshën shqiptarët nga çdo arritje e dy dekadave të fundit – tani vasalët “tanë”, të vetëkënaqur me rolin e shërbëtorit, po zbatojnë me përpikëri skicat e “shefave” të tyre.
⚫️ Tani po “promovojnë lëvizje të reja” me emra të konsumuar politikisht, jo si zgjidhje, por si dekor i një plani të njohur: asgjësimin e peshës politike të shqiptarëve.
⚫️ Përkrahin “kandidatin e tyre të pavarur” në Strugë, i cili në realitet është më i varur se kurrë, direkt nga VMRO-ja.
Të gjitha këto nuk janë rastësi, as gabime naive. Janë pjesë e një projekti të mirëkoordinuar për nënshtrimin total politik të shqiptarëve në vend.
Nuk është naivitet, por është projekt!
Dhe çdo shqiptar duhet ta kuptojë këtë skenar, para se të bëhet pjesë e lojërave që kanë për synim vetëm një gjë: zhbërjen politike të shqiptarëve.