Categories: LajmePolitika

Faton Ahmeti: Kapitullim, turpi që po nënshkruani në emër të shqiptarëve!

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së arritur për Ligjin për përfaqësimin e drejtë, të cilin koalicioni opozitar shqiptar VLEN po e paraqet si sukses të tyre politik. Ahmeti e ka cilësuar këtë ligj si një “kapitullim të plotë” dhe “turp që po nënshkruhet në emër të shqiptarëve”.

Në një reagim publik, Ahmeti akuzoi VLEN-in se po e shet këtë marrëveshje si arritje historike, ndërsa në të vërtetë, sipas tij, bëhet fjalë për një **ligj që dëmton rëndë parimet e përfaqësimit të barabartë dhe zhbën frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

“Pas 20 vitesh pritje, nuk sollën një ligj që garanton përfaqësim të barabartë, por një akt përuljeje para Karakamishevës dhe strukturave që gjithmonë kanë punuar për të relativizuar rolin e shqiptarëve në shtet. Ky ligj nuk ka as kalkulator proporcional, as detyrim zbatimi, e as ndëshkim për shkelësit”, – theksoi Ahmeti.

Ai shprehu shqetësimin se ky ligj do të çojë në uljen e përfaqësimit të shqiptarëve, veçanërisht pas fshirjes së diasporës nga regjistrimi dhe theksoi se komunitetet më të vogla do të kenë përparësi ligjore, pa u konsideruar kjo si diskriminim.

“Ky nuk është operacionalizim i parimit kushtetues, por nënçmim brutal i Marrëveshjes së Ohrit. Ligji nuk mbron përfaqësimin e shqiptarëve, por ia delegon atë një ‘trupi koordinues’ pa fuqi, pa mandat dhe pa pavarësi”, – deklaroi Ahmeti.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së kërkoi llogari nga VLEN dhe kërkoi publikisht që përfaqësuesit shqiptarë të mos bëhen pjesë e një akti që e cilësoi si “politikisht të turpshëm”.

“TURPI KA EMËR! Keni edhe 24 orë kohë – deri në mbledhjen e nesërme të qeverisë suaj pa legjitimitet – që të tërhiqeni. Anëtarët e grupit që kanë nënshkruar këtë dokument të ‘kapitullimit’ të shqiptarëve, të distancohen menjëherë nga ai për të ruajtur dinjitetin e tyre dhe të familjeve të tyre”, – përfundoi Ahmeti.

Reagimi i tij vjen në një moment kritik për zhvillimet politike në vend, ndërsa Ligji për përfaqësimin e drejtë pritet të jetë në rend dite në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Admin01

Recent Posts

Osmani: Maqedonia e Veriut është ulur në prehrin e botës serbe (Video)

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Shkupi është duke…

28 minutes ago

AKI hapi shtabin zgjedhor në Lagjen e Re në Gostivar me pjesëmarrje masive dhe atmosferë entuziaste

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka hapur zyrtarisht sonte shtabin zgjedhor në Lagjen e Re…

50 minutes ago

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen…

12 hours ago

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e…

13 hours ago

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me…

15 hours ago

Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës…

16 hours ago