Categories: LajmePolitika

Familja shqiptare është komb – Taravari vazhdon të shpalos platformën kombëtare të ASH-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka prezantuar sot Pikën 4 të Platformës Kombëtare, e cila ka në fokus politikat sociale dhe mbrojtjen e familjes shqiptare. Gjatë paraqitjes së tij publike, Taravari theksoi se familja tradicionale shqiptare është baza mbi të cilën duhet ndërtuar një shoqëri e drejtë dhe me identitet të fortë kombëtar.

“Familja tradicionale shqiptare është më shumë se një strukturë shoqërore, ajo është institucioni i parë i trashëgimisë kombëtare, ruajtës i gjuhës, zakoneve, fesë dhe ndërgjegjes sonë historike,” deklaroi Taravari.

Ai tha se Aleanca për Shqiptarët angazhohet për një program të posaçëm që do të ndërtohet mbi vlerat kombëtare dhe mbështetjen konkrete për çdo kategori të cenueshme në shoqëri.

Masat kryesore të parashikuara në platformë:

Përkrahje për familjen tradicionale përmes politikave që ndihmojnë stabilitetin ekonomik dhe social.
Nxitje të lindshmërisë përmes subvencioneve për çdo fëmijë të lindur dhe mbështetje për prindërit e rinj.
Mbështetje për nënat vetushqyese, me qasje në kujdes shëndetësor dhe mundësi për punësim dinjitoz.
Politika të veçanta për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, në nder të kontributit të tyre për lirinë kombëtare.
Ndihmë sociale të drejtë dhe të barabartë për pensionistët, nënat e reja, fëmijët në nevojë dhe qytetarët pa përkujdesje familjare.
Ndërtimi i një sistemi të ndihmës sociale që respekton dinjitetin njerëzor, shmang varësinë dhe nxit përgjegjësinë e ndërsjellë.
“Këto nuk janë vetëm premtime elektorale, por pjesë përbërëse e programit tonë qeverisës dhe vizionit tonë për një shoqëri shqiptare të fortë, të drejtë dhe të rrënjosur në vlera,” theksoi më tej Taravari.

Ai premtoi se këto masa do të realizohen në bashkëpunim me ekspertë socialë, institucione shtetërore dhe përfaqësues të komuniteteve, me qëllim që të krijohet një rrjet funksional për mbrojtjen e familjes dhe shtresave të ndjeshme.

“Aleanca për Shqiptarët qëndron përkrah çdo nëne, çdo fëmije dhe çdo familjeje shqiptare që lufton çdo ditë për dinjitet, edukim të mirëfilltë dhe një të ardhme më të mirë,” përfundoi Taravari.
“Sepse pa familje të forta, nuk mund të kemi një komb të fortë.”

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

4 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

5 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

9 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

9 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

10 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

10 hours ago