Familja Adili nga Tetova me dy femijë të sëmurë, fillon iniciativa për t’i siguruar një shtëpi

e postuar më at 20:00
94 0

Me një banesë shumëkatëshe jeton familja Adili në qytetin e Tetovës. Kjo familje në pamje të parë duket si të gjithë të tjerat por kur futesh brenda, kupton në sytë e fëmijëve se ata janë shumë më të ndryshëm.

Dy vajzat e Fetahije Adilit kanë probleme shëndetësore, vajza e madhe Mirjeta 13 vjeçare ka problem me të folurit ndërsa vajza e vogël ka deformime në kokë. Ndërsa vetë zonja e shtëpisë vuan nga shtylla kurrizore që i shkakton edhe shumë probleme shëndetësore. Por sikur ky të ishte halli i tij i vetëm pasi që ata jetojnë me qira dhe qiranë nuk e kanë paguar tash e gjashtë muaj.

“Vajza ka problem me kokën , kjo e madhja ka problem me të folur unë kam problem më shtyllën kurizore , ndërsa djali e kam pasur me epilepsi , buri ka problem me mesin ku punon ku spunon pa shpi jemi vetëm me një dhome këmi qenë. Pse nuk i ke dërguar në spital ? nuk ka pasur mundësi me zi ja dalim. Merni ndonjë ndihmë? Shumë pak marrim ndihmë”, tha Fetadahije Adili.

Kur Mirjeta mundohet të flasë, mbulohet në vaj.

“Unë kam problem me te folur nuk mund ti lidh fjalët mirë…. dua vetëm një kulm ta kem asgjë tjetër nuk dua shumë keq të qëndrosh në shtëpi të huaj shumë zoti askujt mos ja dhashë pasi që shumë vështirë paska qen që të jetosh në shtëpi të huaj”, u shpreh Mirjeta.

Por për këtë rast na njoftoi humanisti Irfan Buçi i cili bashkë me shoqatën Legis, kishin ardhur në Tetovë që t’i ofrojnë ndihmë kësaj familje. Ai i pagoi qiranë për gjashtë muaj, dhe nga dita e sotme veç më ka filluar një iniciativë që kësaj familje t’i blihet një banesë, ndërsa fëmijët të fillojnë të marrin një kurim mjekësor.

“Të bëjmë apel të gjithë njerëzit human që kanë mundësi, ta gëzojmë dhe së paku të ia largojmë gajlen e shtëpisë dhe më pas të fillojmë me procedurën që të dyja këto vajza ti mjekojmë. Me mua bashkë është edhe Besnik Hamiti i cili njëherë është edhe themelues i shoqatës humanitare Legis në Shkup ku ky do bëj; edhe diagnostikimin se nga çfarë vuajnë këto vajza dhe tua ndryshojmë jetën që të mos kenë gajle as për qira dhe as për ushqim. Qiranë që paguajnë është 130 euro dhe qiranë e kemi mbuluar që sot unë nga rroga ime do i jap”, potencoi Irfan Buçi – humanist.

Iniciativa veç më ka filluar, andaj apeli i iniciatorëve dhe i kësaj familje është që të behëmi bashkë sa më shumë njerëz human që kësaj familje ti sigurojmë një kulm mbi kokë, këto fëmijë të marrin trajtimin e duhur mjekësor që edhe ata si shumë fëmijë të tjerë të ndjekin një ëndërr në jetë.

J X

nga kategoria