Falsifikim i PCR testeve, arrestohet 45 vjeçari nga Gostivari

248 0

Dje (22-mars) rreth orës 15:30, në Çegran të Gostivarit, policia ka privuar nga liria personin E.M. (45) nga ky fshat, punonjës në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Nën dyshimin e kryerjes së veprës penale (“keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”).

“Personi në fjalë është i dyshuar për përgatitjen dhe lëshimin e “testeve të rrejshme PCR” negative për individë, në këmbim të të cilave ai ka marrë një shumë të caktuar parash. E.M. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria